FLASH :

Jo Pitbulli! Kjo është raca që kafshon më shumë njerëz

Shprehja “Qeni është miku më i mirë i njeriut” është e njohur për të gjithë, por zgjedhja e një race qeni kërkon kujdes të veçantë, sidomos kur bëhet fjalë për sjelljen dhe rrezikun për të kafshuar.

Një studim i fundit i publikuar në The Scotsman , zbulon racat e qenve që shfaqin më shumë prirje për agresivitet. Befasisht, në krye të listës ndodhet Jack Russell Terrier, një racë e vogël por me temperament të fortë, dikur e përdorur për gjuetinë e brejtësve.

Pas tij renditet Border Collie, i njohur për inteligjencën dhe rolin e tij në ruajtjen e bagëtive, ndërsa Pastori Gjerman zë vendin e tretë – një racë e përdorur gjerësisht në polici e ushtri.

Lista vijon me: Perro Salchicha (qeni salsiçe), Husky Siberian, Pekinez, Chow-Chow, Chihuahua, Rottweiler dhe Cocker Spaniel. Ndërkohë që Akita Inu dhe Pitbull Terrier, të njohur shpesh për agresivitetin e tyre, janë renditur më poshtë.

Studiuesit theksojnë se sjellja e çdo qeni ndikohet fort nga edukimi dhe trajnimi që merr. “Asnjë racë nuk është e keqe nga natyra – por një pronar i papërgjegjshëm mund të kthejë çdo qen në rrezik për shoqërinë,” thuhet në raport.