FLASH :

Përplasje tragjike në Gjermani: Treni godet një makinë, një i vdekur dhe një i plagosur rëndë

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Gjermani, ku një tren rajonal i linjës Nordbahn është përplasur me një automjet në të cilin ndodheshin dy persona. Ngjarja ka ndodhur në një kalim hekurudhor, ku makina është përplasur direkt nga treni.

Si pasojë e përplasjes, shoferi i makinës ka ndërruar jetë në vend, ndërsa pasagjeri ka mbetur i plagosur rëndë dhe është transportuar me urgjencë me helikopter drejt spitalit – raportojnë mediat gjermane, përfshirë Bild.

Në tren ndodheshin rreth 50 pasagjerë, të cilët fatmirësisht nuk kanë pësuar lëndime. Zjarrfikësit dhe policia federale mbërritën menjëherë në vendin e ngjarjes, evakuuan trenin dhe organizuan transportin e pasagjerëve me autobus drejt stacionit më të afërt. Autoritetet po hetojnë shkaqet e aksidentit.