Një vajzë 19-vjeçare nga Serbia ka humbur jetën në mënyrë tragjike në brigjet e Adriatikut, në Budva të Malit të Zi, pasi u shkëput nga parashuta në një lartësi prej 50 metrash. Viktima, Tihana Randonjić nga Novi Sadi, ndodhej me pushime dhe po merrte pjesë në një xhirim promovues për një agjenci turistike lokale, kur ndodhi incidenti fatal.
Sipas raportimeve nga mediat ndërkombëtare, përfshirë Daily Mail, vajza u pa teksa tërhiqte në mënyrë të pakontrolluar litarët e parashutës, përpara se të hiqte rripin e sigurisë. Dëshmitarët në plazh treguan se ajo bërtiste me panik: “Ulëmëni! Ulëmëni!” dhe “Ndihmë!”, vetëm pak çaste para se të binte në det.
Pamjet filmike nga videoja publicitare e realizuar për agjencinë e turizmit tregojnë Tihanën duke buzëqeshur me bikini mbi rivierën e Budvas, çka e bën edhe më të pakuptueshme tragjedinë që pasoi.
Dëshmitarët thonë se para ngritjes ajo nuk tregoi asnjë shenjë frike dhe përshëndeti miqtë në plazh e në humor të mirë. Megjithatë, dyshimet kryesore janë se ajo mund të ketë përjetuar një krizë të papritur paniku gjatë fluturimit, që çoi në një veprim të pavetëdijshëm – duke shkëputur rripin e sigurisë.
“Dukej shumë e lumtur dhe e qetë. Nuk pati asnjë shenjë frike. Nuk e dimë pse hoqi rripin, ndoshta ishte një reagim i papritur nga paniku,” u shpreh pronarja e agjencisë turistike.
Autoritetet malazeze po hetojnë ngjarjen dhe po analizojnë pamjet filmike për të sqaruar plotësisht shkaqet e kësaj tragjedie që ka tronditur opinionin publik.


Tijana Radonjic, a 19-year-old from Serbia, died after falling over 50 meters during a parasailing video shoot in Becici, near Budva, Montenegro, on May 28, 2025.
— Tony (@TonyL_01) June 2, 2025
Reports say that she unbuckled her seatbelt, possibly due to a panic attack, but her family disputes this.
Sad. pic.twitter.com/iiiI857bY4







