FLASH :

Vrasja e Martin Canit/ 5 të mitur thirren për të dëshmuar, autori i dyshuar mohon vrasjen

Në procesin gjyqësor për vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cani u paraqitën për të dëshmuar 5 të mitur të tjerë, në cilësinë e personave që kanë dijeni për ngjarjen e ndodhur në nëntor të vitit 2024.

Në mesin e dëshmitarëve ishte edhe i mituri K. B, i cili ka qenë i pranishëm në vendin e ngjarjes dhe familjarët e viktimës kanë pasur pretendime.

Sipas ligjit, pesë dëshmitarët dhanë shpjegime në praninë e psikologes dhe pa praninë e autorit të dyshuar të vrasjes, Marjo Përlleshaj.

Ky i fundit, përmes mbrojtësit të tij ligjor, ka mohuar në mënyrë kategorike të ketë qëlluar me thikë Martin Canin, teksa pretendon se ka goditur vetëm shokun e tij Luis Meçe, që mbeti i plagosur.

Gjykata e Tiranës caktoi seancën e radhës, ku janë thirrur për të dëshmuar 7 persona të tjerë, katër prej të cilëve të mitur që kanë dijeni për ngjarjen.