FLASH :

Kamioni ushtarak izraelit godet qëllimisht furgonin me pelegrinë palestinezë

Një automjet i blinduar izraelit ka përplasur qëllimisht një autobus që transportonte pelegrinë palestinezë në qytetin Xhenin, në Bregun Perëndimor të pushtuar. Ngjarja ndodhi teksa pelegrinët po niseshin për udhëtimin e tyre të shenjtë drejt Mekës, në Arabinë Saudite, për të marrë pjesë në Haxh.

Sipas dëshmitarëve në vendngjarje, automjeti ushtarak izraelit u drejtua në mënyrë të qëllimshme drejt autobusit, duke shkaktuar panik mes udhëtarëve. Nuk dihet ende nëse ka të plagosur, por incidenti ka shkaktuar reagime të forta në rrjetet sociale, ku ngjarja po cilësohet si një akt provokimi ndaj besimit fetar dhe lirisë së lëvizjes së palestinezëve.

Ky incident vjen në një kohë tensionesh të larta në Bregun Perëndimor, ku forcat izraelite kanë intensifikuar operacionet e tyre ushtarake. Udhëtimi i Haxhit, një nga pesë shtyllat e Islamit, është i shenjtë për myslimanët dhe për shumë palestinezë është një mundësi e rrallë që realizohet vetëm një herë në jetë.

Autoritetet palestineze kanë dënuar ngjarjen dhe kanë kërkuar që komuniteti ndërkombëtar të ndërhyjë për të garantuar të drejtën e pelegrinëve për të udhëtuar të sigurt. Deri më tani, ushtria izraelite nuk ka komentuar mbi incidentin.