FLASH :

Pax Jolie-Pitt rrëzohet nga festat në L.A.: Djali i Angelinës dhe Bradit në gjendje të rënduar, miqtë e mbajnë në këmbë

Pax Jolie-Pitt, djali 21-vjeçar i Angelina Jolie dhe Brad Pitt, është fotografuar në gjendje të rënduar pas një nate të gjatë festimesh në Los Angeles. Sipas pamjeve të siguruara nga Daily Mail, ai u pa duke u mbajtur fizikisht nga miqtë e tij teksa dilte duke u lëkundur nga hoteli i famshëm Chateau Marmont dhe më pas shkonte drejt një klubi striptizmi.

I veshur me një bluzë të zezë, pantallona bezhë dhe një kapele, Pax dukej i tronditur dhe me vështirësi për të ecur në këmbët e tij. Në një moment, ai rrezikoi të rrëzohej, duke u kapur pas dy miqve që e shoqëronin. Sipas dëshmitarëve, grupi qëndroi në klub rreth 30 minuta, përpara se të largohej rreth orës 2:30 të mëngjesit.

Nata e çmendur vjen pas një periudhe të vështirë për Pax-in. Ai ka kaluar dy aksidente të rënda me e-bike në muajt e fundit, përfshirë një përplasje që u raportua si “gati fatale” në korrik të vitit të kaluar. Përveç kësaj, ai ka qenë i përfshirë në përballjen publike të prindërve të tij, të cilët u divorcuan në mënyrë të bujshme dhe për vite u përfshinë në beteja ligjore për kujdestarinë e fëmijëve dhe pasuritë.

Në vitin 2020, Pax mori hapur anën e nënës së tij, duke kritikuar ashpër Brad Pitt në një postim të ashpër në rrjetet sociale gjatë Ditës së Babait. “Je një person i neveritshëm dhe fëmijët më të vegjël dridhen nga frika kur je pranë,” thuhej në mesazhin që tronditi publikun në atë kohë.

Pavarësisht natës së trazuar, Pax u pa në humor të mirë teksa qëndronte me miqtë dhe disa vajza të veshura në mënyrë provokuese. Ai madje u kap për dore me njërën prej tyre, ndërsa ajo përpiqej të mbulonte fytyrën nga paparacët.

Pax u adoptua nga Jolie në vitin 2007 në Vietnam dhe më vonë u birësua ligjërisht edhe nga Pitt. Ai ka shfaqur interes në artin e fotografisë dhe muzikës, dhe së fundmi ka punuar si asistent regjisor në filmin e vitit 2024, Without Blood, me regji nga vetë Jolie.