FLASH :

Anglishtja e Kryebashkiakut shqiptar në Evropë vë në siklet këdo

Erion Isai, kryebashkiaku i Kolonjës, po bën namin në rrjet, jo për ndonjë projekt inovativ, por për anglishten e tij që vë në siklet edhe Google Translate.

Në një video nga një aktivitet europian, Isai përpiqet të flasë anglisht dhe rezultati është… një përzierje mes dialektit të Ersekës dhe kursit të anglishtes online të ndërprerë në muajin e dytë. Me fjalë që nuk kuptohen as nga shqiptarët, e jo më nga të huajt, ai arrin të “përfaqësojë” Kolonjën siç askush tjetër s’do të guxonte.

Ndoshta anglishtja nuk është për të, por të paktën humorin nuk e ka humbur , e ka marrë me vete në çdo fjalë. Nëse Europa s’e kuptoi çfarë tha, të paktën qeshi .

Më poshtë, shijoni videon që nuk ka nevojë për titra, por për përkthyes me nerva të forta.