Kompania “Nelsa shpk”, është furnizuesi i kopshteve dhe çerdheve në Bashkinë Gramsh, mbi të cilën bie përgjegjësia penale për helmimin e rreth 70 fëmijëve.
Nelsa e ka fituar tenderin para 2 vitesh dhe do të zgjasë edhe dy vite të tjera, duke ngritur shqetësim për përsëritje të rasteve që kërcënojnë shëndetin e fëmijëve.
Kontrata parashikon furnizimin e përditshëm të qendrave arsimore për fëmijët, përfshirë konviktin e shkollës së mesme, me produkte ushqimore të standardit të lartë.
Aktualisht, “Nelsa ShPK” rezulton e regjistruar në emrin e Elsa Kamberit (Balla), vajza e themeluesit të kompanisë, Nexhmi Balla. Ky i fundit është përballur më parë me drejtësinë, pasi në vitin 2016 u arrestua për korrupsion, duke u akuzuar për manipulimin e tenderave të ushqimeve në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve.