FLASH :

Perlat e drejtësisë shqiptare, s’merret e pandehur Xhaçka për tokën e grabitur në Dhërmi, por minorenia që goditi shoqen me gotë

Në Shqipëri, drejtësia duket se funksionon në mënyrë të çuditshme e të veçantë: nxjerr kthetrat dhe bëhet bishë menjëherë kundrejtë një adoleshenteje pas një sherri banal me gota në një lokal në Korçë, por “harron” ish-ministra, deputetë dhe investitorë strategjikë. Kur bëhet fjalë për të fuqishmit, ajo shndërrohet në një kukull të butë e të heshtur, dërsa për popullin e thjeshtë ndodh e kundërta.

GJKKO kishte urdhëruar SPAK-un të hetonte ish-ministren e Jashtme Olta Xhaçka dhe bashkëshortin e saj, ish-deputetin Artan Gaçi, për shpërdorim detyre, tjetërsim pronash dhe pastrim parash, në lidhje me një çështje që lidhet me përfitimin e një investimi strategjik në Himarë. Dyshimet ishin ngritur pas bashkëpunimit të dyshuar me kryebashkiakun e Himarës, Jorgo Goro, i cili kishte transferuar në mënyrë të paligjshme një pronë te një qytetar tjetër, që më pas u ble nga Xhaçka dhe Gaçi për të ndërtuar një resort. Megjithatë, hetimi për këtë çështje është mbyllur papritur.

Duket se drejtësia mbyll sytë para të pushtetshmëve, ndërsa tregohet e fortë me njerëzit e thjeshtë. Ky është një tjetër rast që tregon qartë se në Shqipëri drejtësia vazhdon të funksionojë me dy standarde: e ashpër për të dobëtit, e butë dhe selektive për ata që tjetërsojnë pasuritë publike dhe abuzojnë me shtetin.