FLASH :

Kompania private amerikane hedh granata ndaj palestinezëve të mbledhur për ndihmën ushqimore

Një video e re që po qarkullon në rrjete sociale tregon momentin kur pjesëtarë të një kompanie private sigurie amerikane qëllojnë me granata ndaj një grupi palestinezësh të pambrojtur, të cilët ishin mbledhur për të marrë ndihma humanitare në Gaza.

Pamjet shfaqin civilë të paarmatosur që shpërndahen me panik ndërsa granatat shpërthejnë pranë pikës së shpërndarjes së ndihmave. Ky incident ka rritur më tej shqetësimet për përfshirjen e forcave të huaja të sigurisë në territorin palestinez dhe trajtimin çnjerëzor të civilëve, ndërsa gjithnjë e më shumë po shtohen zërat që akuzojnë përdorimin e ndihmave si armë lufte.