FLASH :

Braçe ngushëllon Shehun dhe La Civitan socialist për humbjen: Hajde mos u mërzisni!

Deputeti Erjon Braçe duket se e ka takuar thuajse me një keqardhje deputetin demokrat Tritan Shehu, në rikthimin e parë në Kuvend të legjislaturës aktuale, pas zgjedhjeve të 11 majit, që nxorrën një parlament të ri, i cili do të konsituohet në shtator.

Në fakt, fitorja e socialistëve që aq e thëllë, sa që Shehu mezi ia doli që të ruante mandatin e vetëm që PD mori në Gjirokastrën e tij.

Braçe gjithashtu u pa të përshëndetej edhe me kolegun socialist Vullnet Sinaj, imazhin e të cilit kryeministri Edi Rama, e përdori me humor, duke ironizuar Chris La Civitan, strategun ameruikan të fushtës së PD, duke përfituar edhe nga ngjashmëria e habitshme mes të dyve.