FLASH :

A nuk duhet të ishin të mërzitur këta për humbjen me mbi 300K vota nga Narko-Shteti, apo e kanë në terezi për vete?!

Flamur Noka, Gazmend Bardhi, Oerd Bylykbashi dhe Xhelal Mziu janë parë në një humor të shkëlqyer sot në mjediset e jashtme të Parlamentit, ndërkohë që brenda u zhvillua seanca e radhës plenare e legjislaturës së para zgjedhjeve të 11 majit.

Në fakt, gazi i Gazit dhe Flamurit me shokë bie ndesh me retorikën e tyre luftarake dhe akuzat e rënda se zgjedhjet e 11 majit u vodhën nga narko-shteti, edhe pse difirenca e humbjes ishte me mbi 300 mijë vota, çka do të thotë se nëse të kanë vjedhur me shumë se 10 mijë vota, do të thotë qëe nuk je për këtë punë, e jo më të të vjedhin 300 mijë vota.

Por me sa duket, deputetët në fjalë, që për vete ishin në lista të mbyllura dhe që e kanëe mandatin e ri në xhep, për vete e kanë në terezi, sepse do të vazhdojnë t’i gëzojnë privilegjet dhe benefitet që të jep të qenit deputet, që nga: shpërblimet, dietat, të paturit shofer, makinë dhe karburant të paguar, si dhe një pagë të majme, 3 apo 4 herë më e lartë se sa ajo mesatare e popullit.

Duket se pasojat e vërteta të humbjes së 11 majit, do t’i vuajë vetëm populli që i ka bësuar përfaqësuesve të vetë votën.

Në fakt përballja me narko-shtetin, më shumë se sa në kafenetë e Kuvendit, ku mbizotërojnë batutat dhe qyfyret, është në jetesën e përdithsme të njerëzve të thjeshtë, që u duhet të përballen me shërbime mjekësore si të botës së tretë, me policë dhe inspektoirë të korruptuar, që me njeriun e pambrojtur janë “bisha të egra”, ndërsa me ata që kanë paranë janë të “lehtë si pambuku”.

Ndaj e kuptojmë pse të mërzituruit e vërtetë nga humbja e PD në 11 maj janë qytetarët e ndershëm dhe jo palo-parlamentarët e kamur.