FLASH :

Gonxhe në daljen e parë stil kryebashkiaku, i shoqëruar nga qeni i tij dhe me tutën e Interit, ç’e pret Tiranën?

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit dhe deputeti më i votuar i Partisë Socialiste në zgjedhjet e fundit parlamentare Blendi Gonxhja është shfaqur publikisht dje në inaugurimin e një spitali veterinar në Tiranë i shoqëruar nga qeni i tij dhe i veshur me tutën sportive të skuadrës së Interit.

Në këtë inaugurim ishte i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama.

Nuk është rastësi që Gonxhja shfaqet si qytetar i thjeshtë, duke bërë xhiro nga liqeni me qenin e tij.

Ai ka vite që po pret momentin për t’u bërë kryetari i bashkisë së Tiranës dhe duket se momenti për të po afron.

Këtë e kanë konfirmuar edhe përgjimet në burgun e Durrësit të Erion Velisë me të vëllanë, i cili i shprehej të vëllait se Nesti Angoni, personi anonim që e denoncoi dhe e çoi pas hekurave, është pikërisht Gonxhja.

Mendohet se në korrik, do të bëhen zgjedhjet për postin vakant të lënë në Bashkinë e Tiranës dhe se kandidati i PS për këtë detyrë do të jetë Gonxhja.

Jo më kot Rama u shfaq dje krah tij në një event qytetas dhe jo më kot Rama e promovoi këto vite, nga drejtor në ministër dhe nga ministër në deputetin më të votuar.

Por çfarë e pret kryeqytetin nga një interist dhe nga ish-nënkryetari i bashkisë që u dorëhoq një herë nga kjo detyrë si përgjegjës për përmbytjen e Tiranës së Re nga diga që u hap nga Koli i Bales (anëtar i fisit të truprojave të Erion Braçes) në gjendje të dehur, dhe që dogji barin e njomë, për të mos djegur atë të thatë, kryetarin e asaj kohe, Edi Ramën?

Kjo mbetet për t’u parë, por Rama i detyrohet Gonxhes dhe duket se nuk e ka harruar.