FLASH :

400 makina luksi të blera në Shqipëri nga “çunat pa punë” mund të konfiskohen

Drejtoria e Kontrollit të Specializuar pranë Administratës Tatimore ka nisur kontrollin për makinat e luksit të blera nga individë të paregjistruar në organet tatimore.

Nga të dhënat e vëna në dispozicion nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor rezulton se 400 automjete janë blerë gjatë vitit 2023-2024 nga persona të cilët nuk kanë të ardhura të deklaruara!

Administrata Tatimore u ka sugjeruar individëve të deklarojnë të ardhurat e përdorura për blerjen e këtyre mjeteve në mënyrë që të shmangin penalitetet.

Të gjithë individët që zotërojnë automjete të kategorisë luksoze do të përfshihen në procesin e verifikimit nëpërmjet analizës së:

  • Të ardhurave të deklaruara pranë AT
  • Përputhshmërisë së tyre me vlerën e pasurive të zotëruara
  • Dokumentacionit justifikues të burimit financiar.

Për ata që nuk i justifikojmë dot të ardhurat, ekziston rreziku konkret që të procedohen për hetim tatimor dhe më pas pasuro, çka në fund mund të rezultojë në konfiskimin e mjetit me vendim gjykate.