Ajo që do duhej të kishte ndodhur shumë kohë më parë, të paktën po ndodh tani.
Kryeministri gjerman Merz, më në fund artikuloi fjalë të qarta dhe të prera kundër gjenocidit të Izraelit në Gaza.
Nën presion të brendshëm pasi edhe populli gjerman edhe opozita nuk po mund ta tolerojnë dot më ndihmën ushtarake që Gjermania i jep Izraelit, por edhe falë presionit të jashtëm të një BE-je e cila në bllok po ndryshon kurs dhe po ngre tonet ndaj gjenocidit izraelit në Palestinë, Gjermania më në fund mori rolin dhe po mban qëndrimin që duhet të kishte lideri i bashkimit Evropian, frymëzuar nga drejtësia dhe solidariteti.
Në këtë pikë, shtetet evropiane që vazhdojnë ta mbështesin Izraelin symbyllur në këtë gjenocid të tmerrshëm ndaj fëmijëve dhe civilëve të pafajshëm dhe të pambrojtur, janë Shqipëria dhe Greqia.
Mirë Greqia që ja ka marrë dorën gjenocideve, sepse i rëndon mbi ndërgjegje gjenocidi çam, po Shqipëria që e ka pësuar vetë një të tillë mbi kurriz, qoftë në Çamëri, qoftë në Kosovë, apo dhe treva të tjera të saj, si mundet që të heshtë përballë masakrimit të një popullsie të tërë myslimane, për shkak të qëllimeve aneksioniste dhe zgjerimit të Izraelit nga lumi deri në det, duke ju referuar citimeve biblike të mbi 2 mijë vjetëve më parë.
Në vend që të dënojë gjenocidin, ministri i jashtëm shqiptar ishte në Izrael dje për të folur për turizëm dhe udhëtime direkte mes dy vendeve, një cinizëm i pashpirt dhe i pashoq.
Kryeministri Edi Rama, ka dënuar shpesh Hamasin, duke e quajtur nazist, por nuk ka shpjeguar se çlidhje ka një sulm i Hamasit mbi një vit më parë që shkaktoi rreth 1 mijë viktima, me sulmet e Izraeluit sot, pas mbi një viti, pasi ka vrarë mbi 60 mijë civilë dhe pa shkak dhe pa provokim nga askush.
Ç’lidhje ka bllokada dhe uria që Izraeli pop i shkakton fëmijëve në Gaza me nazizmin e Hamasit të Edi Ramës, dhe si mundet që kryeministri i jonë palaço mos të thotë një fjalë të vetme dënimi për këtë maskaradë, duke u vendosur në anën e gabuar të historisë dhe duke u treguar një politikan i vogël servil, që për hir të të rreshtuarit me Amerikën, pranon qorrazi të miratojë çdo direktivë që i vjen nga përtej Oqeanit, pavarësisht sa jo humane dhe e pështirë mund të jetë kjo.