Çdo vit qeveria shqiptare alokon miliona euro për rikonstruksionin e spitaleve në rrethe, që kanë fasada luksoze, por u mungojnë mjekët.
Shembujt konkret janë spitalet e Rrëshenit dhe Kukësit që janë rikonstruktuar së fundmi, ku luksi në këto spitale është në raport të zhdrejtë me praninë e mjekëve specialist që mungojnë prej vitesh. Në shumë zona të verilindjes qytetarët i drejtohen për shërbim mjekësor Gjakovës ose Prizrenit.
Ndërkohë përballë këtij realiteti, të dhënat nga i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor (FSDKSH) faktojnë se ndonësë milionat shkojnë në rrethe, qytetarët nga rrethet vijnë në Tiranë për të marrë shërbim mjekësor, kryesisht në QSUT, që prej vitesh është infektuar nga Manuali i Onkologjikut.
Të dhënat zyrtare nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor (FSDKSH) tregojnë se QSUT në 2024 u përball me një fluks të lartë të vizitave ambulatore të specializuara, ndërkohë që përpunoi 44 % të shtrimeve spitalore.
QSUT realizoi 562,397 të vizita ambulatore të specializuara ose 48 për qind më shumë se në vitin 2023.
Të dhënat tregojnë rritje të përgjithshme me 43 % të vizitave ambulatore të specializuara në pesë spitalet universitare të Tiranës gjatë vitit 2024 me 621,117 vizita, krahasuar me 2023-in ku u realizuan 435,115 vizita.
QSUT mban pothuajse të gjithë peshën e rritjes me 91 % të totalit të vizitave.
Këto shifra duhen analizuar në mënyrë që kanalizimi i fondeve të ketë objektiv final, pacientin dhe jo fasadën.