Gazetarja e njohur Anduena Llabani, në studion e një televizioni kombëtar, ka zbardhur një episod nga përgjimet ambientale të realizuara në qelitë e paraburgimit në Durrës, ku ndodhet aktualisht i ndaluar kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj.
Sipas Labbanit, bëhet fjalë për një bisedë të zhvilluar brenda ambienteve të paraburgimit, ku Veliaj shpreh dyshimet e tij mbi identitetin e personit që ka bërë kallëzimin kundër tij — një qytetar i vetëidentifikuar si “Nesti Angoni”, që më pas rezulton të mos ekzistojë si person real.
Sipas gazetares, Veliaj ka identifikuar në mënyrë të drejtpërdrejtë kush fshihet pas kësaj identiteti të rremë dhe nuk ka ngurruar ta përmendë me emër:
“E ka thënë Veliaj brenda qelisë, që Blendi Gonxhe është Nesti Angoni. Se kush e ka bërë puçin, këtë e dinë ata!” – ka deklaruar Anduena Llabani.







