FLASH :

Dhunë në familje në Mat: Nusja rreh vjehrrën dhe zhduket, Policia nis kërkimet

Një ngjarje e pazakontë është regjistruar në Mat, ku një grua 24-vjeçare ka ushtruar dhunë fizike ndaj vjehrrës së saj dhe më pas është larguar nga banesa, duke iu shmangur arrestimit.

Burime zyrtare bëjnë me dije se e dëmtuara ka depozituar denoncimin në Komisariatin e Policisë, ndërsa ngjarja është konfirmuar sot (27 maj). Sipas informacioneve paraprake, mes nuses dhe vjehrrës ka pasur konflikte të vazhdueshme familjare, por motivet konkrete të dhunës mbeten ende të paqarta.

Shërbimet e policisë vendore bënë me dije se:

“Referuan materialet në Prokurori dhe po punohet për kapjen e S.D., 24 vjeçe, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj vjehrrës së saj”.

Policia ka shpallur në kërkim të renë, ndërkohë që ndaj saj kanë nisur hetimet për veprën penale “dhunë në familje”. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.