Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, është paraqitur këtë të martë paradite në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), ku po përballet me një padi të ngritur ndaj saj nga juristi Romeo Kara.
Padia ka të bëjë me deklaratat publike të bëra nga Kryemadhi, ku ajo ka akuzuar Karën se është paguar për të bërë kallëzim penal ndaj bashkëshortit të saj, Ilir Meta. Juristi pretendon se kjo deklaratë ka cenuar figurën dhe integritetin e tij, dhe ka kërkuar ndjekjen penale të Kryemadhit për veprat penale të “shpifjes” dhe “fyerjes”.
Romeo Kara ishte i pranishëm në sallën e gjyqit, ku pritet të zhvillohet përballja mes tij dhe deputetes.