FLASH :

“Mezi ka prit me na nda…” – Alma akuzon kunatën për prishjen e martesës para tragjedisë në Shkodër

Në audio-mesazhin e pestë të zbuluar pas tragjedisë në lumin Buna, Alma Arrazi shpreh bindjen se kunata e saj, Vali, ka luajtur rol vendimtar në ndarjen nga bashkëshorti, Erdgys Arrazi.

“…edhe i ka thanë Eri, (Valit Kunatës), bani Almës bllok, mas fol ma me të edhe Vali më bani bllok, m’tha: “…ça me ba, më ka thanë Eri…”. Kjo na ka dashtë ndarjen, kjo e poshtme, mezi ka prit mu nda unë, prej Erit….”.

Mesazhi zbulon ndjenjën e thellë të tradhtisë jo vetëm nga bashkëshorti, por edhe nga njerëzit më të afërt të familjes. E izoluar dhe e lënduar, Alma ndjente se ishte lënë vetëm, në një rrjet kontrolli dhe përjashtimi që e çoi drejt fundit tragjik bashkë me tre fëmijët e saj.

Nga shikimi i materialeve të sekuestruara, në një USB janë zbuluar dy video ku i pandehuri Erdgys Arrazi shfaqet duke udhëtuar me makinë bashkë me një vajzë, identiteti i së cilës nuk është i qartë, por në pamje dallohet dora e saj duke i prekur fytyrën.

Kjo lidhje e jashtëligjshme, që ai mbante paralelisht me martesën me Almën, dyshohet se u bë shkaku kryesor i tragjedisë së një viti më parë, ku Alma Arrazi u mbyt në lumin Buna së bashku me tre fëmijët e saj. Ngjarja mbetet një nga rastet më të dhimbshme që ka tronditur Shkodrën në vitet e fundit.