Në një tjetër audio-mesazh rrëqethës, Alma Arrazi, gruaja që u mbyt bashkë me tre fëmijët e saj në lumin Buna, i shpreh motrës së saj dhimbjen për tradhtinë dhe mungesën e respektit nga bashkëshorti, Ergys Arrazi.
Ajo tregon se, pavarësisht se ishte larguar përfundimisht prej tij, burri i kishte kërkuar që të flisnin sërish, duke u përpjekur ta mbante në pritje. Por Alma ishte e prerë:
“…Se ky a tu majt shpresë se ta po pajtohet me mu, pa e shikon se e kam staku trunin, e kam staku keq, e nuk pajtohem ma me të, e ka hall tashi… Për ça, ke kërku me ta hek bllokun? Si menon ti? Me fol me mu, kur ndërkohë unë pardje ti kam hek letrat e lagta prej makinës, që ti ke shku me atë femër thashë. Ça don tash ma nga unë…?. Edhe më shkruajti: A e ke me taman a..?. Masanej më mori e më tha: A e ke me taman a…? Po… i thashë me taman e kam, nuk jam tu tall. Mirë a ke munsi me më ba bllok se ka hall motra se e shef se jam e vendosun, se kujton se po i ulem e po i flas, e po pajtohem”.
Në fund të mesazhit, ajo lëshon një lutje prekëse dhe të dhimbshme:
“edhe nji gja të fundit desha me të thanë. Të lutem a ke mundësi i thashë, kur të shkosh me të, ruju mos ta lesh shtatzanë se kam hallin e fëmijve. I thashë se nesër-masnesër fëmijët e mi nuk dua me pas nji motër a një vëlla, bash prej babe. A ke mundësi me ma ba ketë nnder për njata fëmijë, jo për mu, se për mu i thash, unë e ti kena kry punë, s’kena ma punë kurrë….”
Një thirrje që nuk kërkonte më dashuri, por dinjitet për fëmijët e saj. Një nënë e shkatërruar emocionalisht, që donte të mbronte të vegjlit e saj edhe në ndarjen më të errët.







