FLASH :

Nga Tapeti i Kuq në Listën e Zezë të Modës: VIP-at që Zhgënjyen në AMAs 2025

Nga fustanet që ngjajnë me veshje nusesh deri te kombinimet më të çuditshme të ngjyrave dhe modeleve, tapeti i kuq i American Music Awards 2025 në Las Vegas u shndërrua në një paradë gafash të mëdha stilistike. Evenimenti, i prezantuar nga Jennifer Lopez dhe i transmetuar drejtpërdrejt në CBS dhe Paramount+ me Showtime, solli një valë veshjesh që lanë pak vend për lavdërime.

Heidi Montag kryesoi listën e të veshurave më keq, me një kostum blu të ndritshëm dhe shkëlqyes, që u komentua më shumë për gafën sesa për stilin. Ndërkohë, këngëtarja Rebecca Black zgjodhi një fustan të bardhë që ngjante me një fustan nuseje, i kombinuar me një kapelë detari dhe vello – një përzierje e pashpjegueshme.

Nuk munguan as veshjet tepër të zbuluara. Kehlani guxoi me një fustan të tejdukshëm që rrezikonte incident mode, ndërsa Sexyy Red mori gjithë vëmendjen me një trupore të kuqe ultratëhapur, duke mbuluar pjesërisht gjoksin me yje. Dhe për t’i vënë vulën pamjes, ajo shfaqej me tufa parash në dorë.

Nga Dora Jar me mantelin e shiut në ngjyrë jeshile-kafe dhe çizmet shoqëruese, te Guy Tang me një kostum zebër në të kuqe dhe të zezë, e deri te Sophie Hawley-Weld me një kostum portokalli me një jaguar të printuar, moda në AMAs këtë vit nuk njihte kufij. Jo të paktë ishin ata që e kthyen tapetin e kuq në një skenë ku stili humbi dhe ekstravaganca e paarsyeshme mori përmasa të reja.