FLASH :

150 mijë paund të humbura dhe borxhe: Investimi i rremë që shkatërroi një familje

Një gazist nga Lincoln, Angli, ka rrëfyer përvojën e tij “jashtëzakonisht stresuese” pasi humbi 150 mijë paund – kursimet e jetës – duke investuar në një skemë të dyshimtë pushimesh që rezultoi me falimentimin e kompanisë dhe borxhe të shumta.

Christopher Lightfoot, 50 vjeç, investoi në një shtëpi pushimi në prill 2021 përmes kompanisë Liv Lodges (që tregtonte si LL Lincoln Ltd), të cilën ai e akuzon se i prezantoi investimin si një mundësi “me kthim të garantuar” prej 8% në vit dhe një plan tërheqjeje të leverdishëm.

Fillimisht, gjithçka shkonte mirë: familja merrte një fitim prej 1,000 paundësh në muaj. Por në vitin 2024, pagesat u ndalën papritur dhe Lightfoot thotë se mori vetëm justifikime nga kompania. Më pas, menaxhimi i shtëpisë u kalua tek një kompani tjetër, 5 Star Park Developments Ltd, me kushte shumë më të disfavorshme.

“Na siguruan se gjithçka do të rregullohej. Nënshkruam një kontratë të re më 22 janar 2025, sepse ishim të frikësuar se mund të humbnim gjithçka,” – thotë Lightfoot. Por vetëm disa javë më vonë, më 7 prill, LL Lincoln Ltd u shpërbë zyrtarisht, duke bllokuar aktivizimin e planit tërheqës.

Aktualisht ai përballet me borxhe prej mbi 6,600 paund në qira toke dhe thotë se nuk mund ta shesë dot lodgën, pasi ajo nuk mund të zhvendoset nga vendi dhe nuk gjeneron të ardhura. “Kemi humbur të gjithë shumën. Nuk është më investim, është një barrë financiare,” u shpreh ai për MailOnline.

Lightfoot tregon se nuk është i vetëm në këtë situatë. Ai po ndjek rrugën ligjore me ndihmën e organizatës European Consumer Claims (ECC), e cila ka marrë mbi 10,000 ankesa të ngjashme.

Greg Wilson, bashkëdrejtor i ECC, u shpreh: “Shumë prej këtyre skemave janë kthyer në makina për të bërë para të shpejta në kurriz të investitorëve të zakonshëm. Është tronditëse se sa pak konsideratë tregojnë disa kompani për dëmin që u shkaktojnë individëve.”

Të dy kompanitë LL Lincoln Ltd dhe 5 Star Park Developments Ltd janë kontaktuar për koment, por ende nuk kanë dhënë përgjigje.