Partia Demokratike ka sulmuar në këto zgjedhjer PS për manipulim me zgjedhjet, por për ironi të fatit në pranga ka rënë një përfaqësues i saj në bashkinë e Pukës.
Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion ka kryer veprime në Bashkinë Pukë, në kuadër të një procedimi që lidhet me krimet zgjedhore.
Me vendim gjykate janë sekuestruar 4 aparate celularë, mes të cilëve edhe ai i nënkryetarit demokrat të Bashkisë Ndue Suma. Ai u ndalua nga agjentët e BKH teksa po udhëtonte me makinë afër Durrësit.
Ky i fundit dyshohet se ka kryer veprën penale “dhënie e shpërblimeve dhe premtimeve”, e parashikuar nga neni 328 i kodit penal.
Pjesë e këtij procedimi janë edhe persona të tjerë, që dyshohet se kanë kryer krime zgjedhore gjatë fushatës elektorale.







