Një kasolle e përdorur për grumbullimin e ushqimit të bagëtive në zonën e Fllakës, në Durrës, është përfshirë nga flakët mbrëmjen e së dielës.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat zjarrfikëse, të cilat kanë ndërhyrë në kohë duke neutralizuar zjarrin dhe shmangur përhapjen e flakëve në zonën përreth.
Fatmirësisht, nuk raportohet për të lënduar apo viktima në njerëz. Aktualisht, grupi hetimor po punon për të përcaktuar shkaqet që çuan në shpërthimin e zjarrit.







