Dy raste plagosjesh me armë zjarri janë regjistruar në harkun kohor të 24 orëve në Tiranë dhe Vorë. Në njërin rast bëhet fjalë për një plagosje aksidentale me armë me leje, ndërsa në rastin tjetër, për përdorim të një arme pa leje brenda në banesë. Policia ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e ngjarjeve.
Tiranë
Më datë 25.05.2025, rreth orës 21:20, është paraqitur për mjekim në spital i plagosur me armë zjarri shtetasi A.K, 48 vjeç, banues në Fresk, i cili ka deklaruar se duke pastruar armën e zjarrit, pistoletë, të cilën e posedon me leje, aksidentalisht është plagosur në këmbë, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.
Vorë
Më datë 26.05.2025, rreth orës 03:30, është paraqitur në spital për mjekim shtetasi E.A., 40 vjeç, pasi dyshohet se brenda në banesën e tij në Marikaj, është plagosur me armë zjarri në këmbë. 40-vjeçari ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar një armë zjarri pushkë, të cilën 40-vjeçari e posedonte pa leje.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.







