Një bos shqiptar i drogës ka zbuluar arsyen pse beson se policia britanike nuk do të jetë kurrë në gjendje të ndalojë rrjetet kriminale shqiptare që kontrabandojnë kokainë drejt Mbretërisë së Bashkuar.
Në një intervistë për MailOnline, mafiozi – që foli në kushte anonimiteti – tha se praktika kyçe e përdorur nga bandat shqiptare u jep atyre avantazh dhe e bën të pamundur ndalimin total nga autoritetet britanike.
Nga rrugët e Italisë në tregun britanik të kokainës
Që prej viteve ’90, grupet shqiptare janë bërë aktorë kyç në tregtinë e kokainës në Itali, Belgjikë, Holandë dhe Spanjë, me rrjete të sofistikuara furnizimi.
Në fund të viteve 2000, kur u futën në tregun britanik, filozofia e tyre ishte e qartë:
“Shesim lirë, shesim më shumë.”
Sipas një shqiptari në Londër, që ka shërbyer 17 vite burg për pjesëmarrje në një rrjet të madh të trafikut të kokainës, arrestimi i një anëtari nuk përbën fundin e organizatës – sepse ekziston një sistem që siguron vazhdimësinë.

“Shesim punën” – Sistemi që i mban bandat të gjalla
Bosët shqiptarë përdorin një taktikë që e quajnë “shitja e punës”.
Kur një anëtar i bandës arrestohet, nëse policia nuk arrin të sekuestrojë telefonin e tij, bashkëpunëtorët e shesin atë telefon – së bashku me kontaktet kriminale – për deri në £100,000.
Kështu, rrjeti i shpërndarjes, furnitorët, blerësit dhe trafikantët mbeten funksionalë, edhe kur drejtuesi arrestohet. Një grup rrëzohet, një tjetër merr vendin.

Shifrat që e vërtetojnë dominimin
- Deri në fund të 2024-s, shqiptarët përbënin 10.6% të të burgosurve të huaj në Angli dhe Uells – përqindja më e lartë për çdo kombësi.
- Vetëm në vitin 2022, 12,685 shqiptarë mbërritën në Britani përmes gomoneve.
- Aktualisht, rreth 1,100 shqiptarë ndodhen në burgjet britanike, përfshirë figura të njohura të mafies ballkanike.

Përfitimi masiv nga tregtia e kokainës
Mafiozi shqiptar, që kontrollonte tregun në Portsmouth dhe Bournemouth, u mburr për dominimin e grupit të tij:
“Ne kishim kokainën me pastërtinë më të lartë për gram në rrugë. Kjo bëri që përdoruesit të braktisin shpërndarësit e vjetër dhe të vijnë te ne.”
“Në 2009/10, e ulëm çmimin e një kilogrami kokainë nga £35,000 në £30,000. Ishte një ndryshim loje.”
Si pastrohen paratë e drogës
Sipas National Crime Agency (NCA), shqiptarët nxjerrin qindra miliona paund nga Britania çdo vit përmes:
- Lëvizjes fizike të parasë me makinë drejt Shqipërisë ose vendeve të tjera.
- Këmbimit në euro në pika bureau de change, për t’i kaluar më pas në Ballkan.
- Investimeve të drejtpërdrejta, përfshirë ndërtime luksoze në Shqipëri, ose depozitimi në banka si para të ligjshme.
Steve Brocklesby nga NCA paralajmëroi:
“Qëllimi kryesor i tyre është: t’i nxjerrin paratë jashtë vendit sa më shpejt.”
“Pritet rritje e përdorimit të kriptomonedhave dhe investimeve të paregulluara si formë për pastrim parash.”
Marrëveshja për ekstradime dhe kostoja për taksapaguesit
- Në vitin 2022, Britania nënshkroi marrëveshje me Shqipërinë për riatdhesimin e të dënuarve, duke dërguar 200 persona në këmbim të £8 milion për modernizimin e burgjeve shqiptare.
- Kostoja për çdo të burgosur shqiptar në Britani llogaritet rreth £40,000 në vit – që për 1,100 të burgosur shkon në £44 milion në vit.
Laburistët kanë premtuar deportime më të shpejta për kriminelët e huaj, duke thënë se “nuk është e drejtë që taksapaguesit të mbajnë këtë barrë”.
Krimi i organizuar shqiptar – dominues dhe i paparashikueshëm
Pavarësisht arrestimeve të shumta dhe bashkëpunimit me autoritetet shqiptare si SPAK, rrënjët e mafies shqiptare në Britani janë të thella, të disiplinuara dhe shumë të adaptueshme.
Siç e përshkroi bosët shqiptar vetë:
“Paratë e mëdha, pastërtia e drogës dhe besnikëria në rrjet – kjo është arsyeja pse ne nuk ndalemi.”
Dhe me çdo arrestim, telefoni i radhës del në shitje. Tregtia vazhdon.







