FLASH :

Qendresa qytetare:Policia u informua nga Facebook per helmimin e kopshtit ne Gramsh

Ç’organizimi i organizuar i institucioneve publike u ekspozua edhe sot kur Policia e Elbasanit lidhur me ngjarjen e rëndë të helmimit të 70 fëmijëve të kopshtit publik të Gramshit, njofton se e ka marrë vesh në rrjetet sociale.

Qëndresa Qytetare informohet se është kompania “Nelsa shpk”, e cila sipas dokumenteve zyrtare ka fituar tenderin për furnizimin e kopshteve dhe çerdheve në bashkinë Gramsh që nga qershori i vitit 2023.

Në kushtet kur ka nisur hetimi për rastin konkret, kësaj kompanie duhet urgjentisht ti pezullohet liçenca deri në sqarimin e rrethanave të plota të kësaj ngjarje të rëndë.

Qëndresa Qytetare kërkon që të gjitha institucionet të bëjnë transparence maksimale për rastin e helmimit të 70 fëmijëve në kopështin public të Grashmit.

Qëndresa Qytetare fton prindërit të dalin në protestë për të kërkuar transparence, pasi shëndeti i fëmijëve të tyre nuk mund të jetë në mëshirë të babazisë.