FLASH :

Policia i referon Prokurorisë kopshtin në Gramsh ku u helmuan 70 fëmijë

Një ngjarje e rëndë dhe alarmante ka tronditur qytetin e Gramshit më 22 maj 2025, kur të paktën 70 fëmijë të Kopshtit Shtetëror Nr. 1 u helmuan pas konsumimit të ushqimit të përgatitur brenda institucionit. Fëmijët u dërguan me urgjencë në spital me simptoma të rënda të helmimit ushqimor, ndërsa institucionet shtetërore zgjodhën të heshtin — një heshtje që zgjati më shumë se ç’mund të tolerohet për jetën e të miturve.

Vetëm pas përhapjes së ngjarjes në rrjetet sociale më 24 maj, Policia e Gramshit nisi referimin e materialeve në Prokurorinë e Elbasanit. Në dokumentacionin zyrtar theksohet se janë sekuestruar kartelat klinike të gjashtë fëmijëve të paraqitur në spital, si dhe procesverbalet e furnizimeve ushqimore në kopsht.Në spitalin e Gramshit janë paraqitur për të marrë ndihmë mjekësore 6 fëmijë dhe janë bërë analizat për të gjithë fëmijët dhe personelin e këtij kopshti. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar kartelat klinike për 6 pacientët e shtruar në spitalin e Gramshit, janë sekuestruar procesverbalet e kontrollit dhe furnizimit me produkte ushqimore të Kopshtit Nr.1, si dhe janë marre mostrat nga ushqimi për ekzaminime të mëtejshme në kushte laboratorike. Gjithashtu, është bërë dhe bllokimi i produkteve ushqimore të mbetura në kuzhinën e këtij kopshti

Të gjitha veprimet janë kryer nën drejtimin e Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan. Ndërkohë, janë marrë mostra për ekzaminime laboratorike dhe është bllokuar ushqimi i mbetur në kuzhinë. Por gjithë ky reagim erdhi dy ditë me vonesë, pasi opinioni publik kishte shpërthyer në zemërim të hapur.