FLASH :

Çudia/ PD fiton në Kukës për ankimon rezultatin e KQZ, ja dokumenti

Pavarësisht se doli fituese në Kukës me dy mandate ndaj një të Partisë Socialiste, Partia Demokratike ka ankimuar zyrtarisht rezultatin paraprak të miratuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Vendimi i PD-së vjen pas deklaratave të forta nga drejtuesit e saj, të cilët kanë konsideruar procesin zgjedhor si një farsë dhe kanë paralajmëruar se nuk do ta njohin rezultatin në asnjë qark.
Sipas selisë blu, shkeljet sistematike, përdorimi i administratës publike, presioni ndaj votuesve dhe manipulimi i votave e kanë deformuar thellësisht vullnetin e qytetarëve edhe në ato qarqe ku opozita ka marrë më shumë mandate. Ankimi në Kukës synon të jetë një akt politik dhe ligjor njëkohësisht, për të sfiduar legjitimitetin e zgjedhjeve në tërësi dhe për të vendosur në qendër të debatit publik pyetjen: a janë këto rezultate pasqyrë e vullnetit të lirë të qytetarëve?
Partia Demokratike pritet të ndjekë të njëjtin model ankimi edhe në qarqe të tjera, në kuadër të një qëndrimi më të gjerë që vë në pikëpyetje mbarëvajtjen dhe transparencën e zgjedhjeve të 11 Majit.