FLASH :

Video/ Familja napoletane thyen TV pasi Var konfirmon golin

Gjatë mbrëmjes së djeshme, gjatë fitores së katërt radhazi të Napolit, një familje napolitane ka reaguar me entuziazëm të tepruar pasi VAR-i konfirmoi një gol në favor të skuadrës së tyre. Teksa po festonin me zjarr golin e shumëpritur, familjarët përfunduan duke thyer televizorin në mes të festës. Momenti është bërë viral në rrjetet sociale, duke treguar edhe një herë se sa i madh është pasioni për futbollin në Napoli, ku emocionet shpeshherë tejkalojnë kufijtë.