Aktorja e njohur hollywoodiane, Megan Fox, ka konfirmuar se është bërë nënë për herë të katërt, këtë herë me një vajzë, të cilën e ka sjellë në jetë më 27 mars nga lidhja me ish-të fejuarin, reperin Machine Gun Kelly.
Në një postim të fundit në rrjetet sociale, Fox ndau një foto të saj gjatë shtatzënisë dhe e shoqëroi me një mesazh të fuqishëm për gratë:
“38 vjeç, gjashtë muajshe shtatzënë, e paplanifikuar por një surprizë e këndshme. Ndaloni së dëgjuari rrëfimin patriarkal. Gratë janë qenie përjetësisht të shkëlqyera. Ne nuk kemi një datë skadimi. Mos i lejo të të vjedhin pushtetin,” shkroi ajo.
Vajza e sapolindur është fëmija i parë që Megan ndan me reperin MGK, ndërsa nga martesa e mëparshme me aktorin Brian Austin Green, ajo ka tre djem: Noah (12), Bodhi (11) dhe Journey (8).
Lajmin për lindjen e vajzës e bëri publik vetë Machine Gun Kelly, me një video prekëse bardhë e zi në Instagram, ku shkroi:
“Më në fund erdhi!! Fara jonë e vogël qiellore.”
Fox dhe MGK u fejuan në janar 2022, por u ndanë në fund të nëntorit të po atij viti, vetëm pak kohë pas konfirmimit të shtatzënisë. Pavarësisht lindjes, një burim pranë çiftit tha për “People” se marrëdhënia e tyre është kufizuar vetëm në kujdestarinë e përbashkët.
“Machine Gun Kelly qëndron herë pas here në shtëpinë e Megan, por vetëm për të kaluar kohë me vajzën,” u shpreh burimi.
Megjithatë, sipas një raportimi të mëparshëm nga “Us Weekly”, ekziston ende një fije shprese për ribashkim. “Ajo mendon se ky fëmijë ishte pikërisht ajo që i nevojitej dhe shpreson se do të zgjasë. Ai kujdeset për të dyja. E gjithë kjo e ndryshon disi mendimin e saj për të,” tha një tjetër burim.
Megan Fox, gjithnjë e drejtpërdrejtë në qëndrimet e saj, po vazhdon të frymëzojë ndjekësit e saj jo vetëm si aktore, por edhe si zë i fortë për të drejtat dhe fuqizimin e grave.








