FLASH :

Gruaja i godet babain te vijat e bardha në “Astir”, momenti kur djali godet me grushte Passatin e bardhë: Më shpetoni babën!

Një aksident ka ndodhur sot në Tiranë, në Bulevardin Migjeni, në zonën e njohur si “Astir”. Automjeti tip Wolksvagen Passat, ngjyrë e bardhë, i drejtuar nga një grua, ka goditur një burrë i cili ishte duke kaluar në vijat e bardha.

Nuk dihet ende gjendja shëndetësore e personit të aksidentuar.

Ai është transportuar me urgjencë nga ambulanca për në spital.

Në pamjet video që në disponojmë, shihet djali i personit të aksidentuar, që godet me grushte makinën e gruas që shkaktoi aksidentin.

Sipas dëshmitarëve në vendngjarje djali ulëriste “më shpëtoni babën, më shpëtoni babën!”, në kushte të kuptueshme paniku.

Momentet as aksidentit: