FLASH :

Aksident në autostradën Durrës-Tiranë, makina përmbyset pranë Gërdecit

Një aksident rrugor ka ndodhur pak minuta më parë në autostradën Durrës-Tiranë, në afërsi të fshatit Gërdec në Vorë.

Sipas pamjeve të publikuara, dyshohet se drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin dhe është përplasur me barrierën anësore të rrugës. Si pasojë e goditjes së fortë, automjeti është përmbysur në mes të rrugës.

Ende nuk ka informacion zyrtar nëse ka persona të lënduar nga përplasja, ndërsa policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton shkaqet e aksidentit.