FLASH :

Kreu i një grupi kriminal droge, ‘Visi i Pojës’ mori leje nga Rama për ndërtimin e një hoteli

Në kuadër të operacionit të koduar “Ura”, Antimafia italiane në bashkëpunim me SPAK, goditi një grup kriminal të trafikut ndërkombëtar të kokainës dhe heroinës me bazë në Durrës, teksa në total u lëshuan 51 masa sigurie, ku janë ekzekutuar 40 pprej tyre.

Dyshohet se në krye të grupit kriminal qëndronte Xhevdet Troplini, i njohur si “Poja”, teksa vitet e fundit drejtimin e organizatës ia kishte lënë nipit të tij, Elvis Doçi, i njohur ndryshe dhe si “Visi i Pojës”, i cili ka mundur t’i shpëtojë arrestimit.

Hetuesit bënë me dije se kanë dokumentuar 30 episode të trafikut të drogës në Itali dhe 10 raste të tjera në Shqipëri dhe në vende të tjera të Evropës, teksa dosja bazohet në komunikimet në “Sky Ecc”, si dhe dëshmitë e të penduarve të drejtësisë.

Po ashtu, janë dokumentuar edhe 30 transaksione të dërgimit të parave nga Italia drejt Shqipërisë me vlerë rreth 5 milionë euro, teksa pasuritë dhe vlerat cash të sekuestruara u tha se kapin vlerën e rreth 7 milionë eurove. SPAK tha se janë sekuestruar 3 restorante dhe një bar-kafe në Durrës, gjashtë shoqëri dhe një stacion televiziv privat në Vlorë.

Nën sekuestro është vendosur dhe shoqëria “Marquez” e Ervin Zeqirit, “Felix Vinum” e Adi Çobës, “Majestic Konstruksion” e Juxhin Drazhit, “Portside” e Elvis Doçit, “Dubai Im” e Nexhmedin Danajt, “Vlora Cable” po ashtu e Nexhmedin Danajt, si dhe një kompani tregtare për shitblerje makinash në pronësi të Olgert Shqevit.

Por, “Portside” nuk është i vetmi biznes që zotëron Elvis Doçi, i njohur si “Visi i Pojës” dhe i konsideruar dhe si një prej krerëve të organizatës kriminale.

Ai gjithashtu është dhe pronar i kompanisë “Eldemar Construction”, të cilën e zotëron 100% dhe si objekt të veprimtarisë ka:

“Studim, projektim, zbatim të punimeve dheu dhe murature, betoni, betonarmeje, marrja përsipër e sipërmarrjeve për kryerjen e punëve ndërtuese e rrugore, detare, hidraulike, elektrike të çdo lloji, sistemim agrar dhe pyjor gjelbërim publik dhe arredime përkatëse publike dhe restaurim e mirmbajtje të tyre për llogari të vet ose të tretë. Shërbime punësimi në fusha të ndryshme, Krpentier, hekuthyes, murator, suvatues hidraulik, elektricist, brigada specialistësh dhe punonjësish pa profesion etj. Shit-blerje të mallrave të ndryshme industriale. Import-eksport i tyre. Tregtim brenda dhe jashtë vendit të të gjitha llojeve të ushqimeve për kafshët, importimi dhe eksportimi i artikujve të ndryshëm dhe i materialeve që kanë të bëjne me këtë veprimtari. Kryerja e cdo lloj veprimtarie tjetër ekonomike, tregtare.”