FLASH :

Dorëheqje në opozitë/ Dashamir Shehi largohet nga drejtimi i koalicionit: Kam dhënë dorëheqjen me i dhënë dorë të rinjve

Dashamir Shehi ka dhënë dorëheqjen nga posti i kryetarit të Koalicionit Opozitar Djathtas për Zhvillim. Vendimin e tij e bëri publik në një konferencë për shtyp të mbajtur këtë të Mërkurë, ku kritikoi fort procesin zgjedhor të 11 Majit, duke e cilësuar atë si një farsë mes dy partive kryesore në vend, Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste.

Shehi theksoi se ndër arsyet që çuan në këtë rezultat janë listat e mbyllura, mungesa e komisionerëve dhe votat e diasporës, të cilat sipas tij ndikuan në mënyrë të padrejtë në proces.

“Këto zgjedhje ishin një farsë mes PD dhe PS. Listat e mbyllura, votat e diasporës dhe mungesa e komisionerëve nxori këtë rezultat. Ndryshime kushtetuese, rishikim i reformës territoriale dhe reforma zgjedhore do të kërkojmë këto ndryshime, në të kundërt do të vazhdojmë me këto rezultate. Zgjedhjet i humbëm prandaj gabimet e mia dje prandaj largohem, i hap rrugë të tjerëve. Nga gjithë zgjedhjet pati një element pozitiv, partitë të reja e çan rrethimin dje bravo i qoftë. Uroj të prodhojnë një sinergji politike më të mirë. Vetëm kjo është e mira këtyre zgjedhjeve.
Kam dhënë dorëheqjen me i dhënë dorë të rinjve. Pastaj për politikë, do flas gjithnjë për aq sa di.

S’ka ndonjë gjë për turp, është normale në politikë duhet ta pranojmë që kemi humbur, po kjo s’do të thotë që do humbim surratin. Nga kjo pikëpamje, do flas do merrem, po të drejtoj koalicion… Gjykoj se duhet t’ia lëmë të rinjve, jo se janë më të mençëm se unë ore jo… po normal!” ka thënë Shehaj.

Kështu Shehi shënon një hap kulminant në karrierën e tij politike, duke u tërhequr nga drejtimi i koalicionit. Ai siguroi se do të vijojë të jetë aktiv në debatet politike dhe të japë kontributin e tij, por jo më në krye të koalicionit.