Prokuroria e Barit ka zbardhur dhe dokumentuar nëpërmjet mijëra përgjimesh ambientale, nëpërmjet aplikacioneve të ndryshme, si dhe kamerave të sigurisë aktivitetin kriminal të një klani të rrezikshëm mafioz të trafikut të heroinës dhe kokainës të udhëhequr nga Durrësi nga Adi Çoba dhe bashkëpunëtorët e tij të ngushtë.
Çoba konsiderohet në dosje si kreu dhe promovuesi i organizatës, që merrte dhe dërgonte në Itali korrierë që sillnin sasi të mëdha heroine dhe kokainë, të furnizuara nga Shqipëria dhe Holanda përmes veprimtarisë së paligjshme të anëtarëve të tjerë të shoqatës;
PRESI Ergiels, FIORE Massimiliano, GANAJ Agron, KIPTIU Nuredin, BUONSANTE Andrea, MONTEDORO Giovanni, secili në mënyrë të vetëdijshme dhe aktive, kryenin funksione të ruajtjes dhe shitjes së substancës narkotike që vinte nga jashtë, për qëllime fitimi, duke pasur gjithashtu detyra të përcaktuara në marrjen e sasive të mëdha të substancave narkotike në portet e Shqipërisë dhe Holandës, duke i ruajtur dhe më pas duke i shpërndarë ato në territorin italian, si dhe duke administruar pagesat dhe logjistikën përkatëse.
Në fotot e mëposhtme, të dokumentuara nga Prokuroria e Barit, shihen dërgesat e heroinës nga Shqipëria në Itali, që mbajnë figurën e Luanit dhe të Kryqit, opër të simbolizuar vitit 2020, kur mendohet se është kryer trafikimi në fjalë.
Çoba gjithashtu ndan me kundërpalën e tij italiane, fletore shënimesh, ku kishte mbajtur borxhet që i kishin italianët.
Kamerat e sigurisë kanë kapur momentin kur të dërguarit e tij mbërrijnë në vilën pranë Barit në Itali, ku bëjnë një nga dorëzimet e drogës.
Çoba dhe italianët, i dërgojnë vazhdimisht njëri-tjetrit foto të pakove të drogës, kur ajo niset dhe kur mbërrin, pakot e drogës në peshore, si dhe vendin e makinës ku ishte fshehur, apo vend takimin e marres në dorëzim të ngarkesës.






