Engert Pëllumi, gjyqtari i cili me trimëri nuk pa me sy njeri, por interpretoi në mënyrë të ftohtë vetëm ligjin dhe la në burg Erion Veliajn, kryetarin e Bashkisë së Tiranës, i cili akuzohet për vepra korrupsioni dhe fshehje pasurie dhe që aktualisht ndodhet në burgun e Durrësit, sot ka treguar edhe njëherë që drejtësia funksionon. Ai ka konfirmuar masën e arrestit me burg për zyrtarin e Policisë Rrugore të Tiranës, Roven Zeka.
Të rikujtojmë rastin kur Roven Zeka akuzohet se ka marrë para për të “zhdukur” një aksident nga rrjedha ligjore. Sipas hetimeve, një biznesmen, i cili ndodhej nën përgjim nga SPAK për një çështje tjetër, tentoi përmes bashkëshortes së tij të mbyllte me para një aksident rrugor. Oferta iu bë fillimisht Oficerit të Policisë Gjyqësore Edison Tabaku, i cili më pas informoi eprorët e tij – përfshirë Roven Zekën, atëherë shef i Komisariatit Rrugor të Tiranës. Bisedat mes tyre, të regjistruara nga SPAK, zbuluan përpjekjen për ndërhyrje në drejtësi dhe tronditën edhe më tej besimin ndaj strukturave të rendit.
Troç, e ka denoncuar shpesh kupolën e Policisë, që nga drejtori i madh Ilir Prroda e deri te Roven Zeka, të cilit i njihen si njerëz të emëruar nga bandat, dhe Zeka njihet si “ushtari” i Emiljano Shullazit.