Zgjedhjet e 11 majit përveç rezultatit final, kanë ka prodhuar edhe tensione të brendshme në kampin socialist. Një nga garat më të ngushta ishte ajo mes dy emrave të njohur të Partisë Socialiste, Olta Xhaçka dhe Blerina Gjylameti. Pas përfundimit të numërimit të votave, Xhaçka rezultoi fituese me një diferencë minimale prej vetëm 130 votash, duke lënë pas Gjylametin në një garë që u konsiderua mjaft e fortë dhe simbolike për balancat e brendshme në parti.
Ndërkohë, Blerina Gjylameti ka qenë një nga kandidatet që ka kërkuar zyrtarisht rishikim të votave dhe sigurimin e pamjeve filmike nga qendrat e numërimit, duke vënë në dukje shqetësime për transparencën dhe saktësinë e procesit. Kërkesa të tilla janë bërë nga disa kandidatë të PS-së, por në rastin e Gjylametit, ato vijnë në një kontekst të ngushtë rezultati. Një moment simbolik ndodhi në qendrën e votimit, kur dy deputetet patën një përqafim mes tyre: Gjylameti po dilte nga salla ndërkohë Xhaçka e ndjek nga pas dhe i hedh krahun për ta përqafuar, një “puthje e hidhur” që pasqyroi jo vetëm përfundimin e garës, por ndoshta dhe tensionin e brendshëm në në kampin socialist.




