FLASH :

Sekuestro 228 mijë euro pasuri një trafikanti: Apartament dhe makina në emër të babait

Policia e Shtetit ka sekuestruar pasuri me vlerë 228 mijë euro të përfituara nga aktiviteti kriminal i trafikimit të qenieve njerëzore. Në fokus ka qenë Ismail Gjineci, 34 vjeç, i dënuar më parë për këtë vepër penale.

Nga operacioni i zhvilluar me urdhër të Prokurorisë janë sekuestruar:

  • Një apartament banimi
  • Dy automjete luksoze

Të gjitha këto pasuri ishin të regjistruara në emër të babait të tij, çka ngre dyshime për përpjekje për të fshehur origjinën e paligjshme të tyre. Prokuroria ka konfirmuar se hetimet po vijojnë për të zbuluar pasuri të tjera që Gjineci mund t’i ketë regjistruar në emra të tretë, me qëllim shmangien e kontrollit nga autoritetet.

Njoftimi i policisë

Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Real Oëner”, për gjurmimin e pasurive që rrjedhin nga veprimtaria kriminale. Operacioni, nga Seksioni për Hetimin e Pastrimit të Parave dhe Aseteve Kriminale, në bashkëpunim me Agjencinë e Administrimit të Aseteve të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, në drejtimin e Prokurorisë së Tiranës.Sekuestrohen pasuri të një shtetasi të dënuar për trafikim të qënieve njërëzore.Pasuritë (1 apartament dhe 2 automjete), me vlerë rreth 228 mijë euro, ishin regjistruar në emër të babait të shtetasit të dënuar. Seksioni për Hetimin e Pastrimit të Parave dhe Aseteve Kriminale, në bashkëpunim me Agjencinë e Administrimit të Aseteve të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, si rezultat i punës gjurmuese dhe hetimore të kryer në drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, për evidentimin dhe sekuestrimin e pasurive të përfituara nga veprimtaritë kriminale, finalizoi operacionin “Real Oëner”. Në kuadër të operacionit u ekzekutua vendimi i Gjykatës së Tiranës, për vënien e sekuestros preventive mbi pasuritë e regjistruara në emër të babait të shtetasit I. Gj., 34 vjeç, banues në Tiranë, të dënuar për trafikim të qenieve njerëzore.Konkretisht, u vu sekuestro mbi 1 apartament dhe 2 automjete, me vlerë rreth 228 mijë euro.Në drejtimin e Prokurorisë po vijon puna për të zbuluar asete të tjera të përfituara në mënyrë të kundërligjshme, që 34-vjeçari mund t’i ketë regjistruar në emër të shtetasve të tjerë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.