FLASH :

(VIDEO) I riu hero thërret “Liri Palestinës” gjatë performancës së Izraelit – ja çfarë i bëjnë rojet e sigurisë

Në Bazel pati kaos gjatë këngës së përfaqësuesit të Izraelit në Eurovision, Yuval Raphael.

Këngëtarja 24-vjeçare, e cila i mbijetoi sulmit të Hamasit në festivalin e muzikës Nova në tetor 2023, ishte në kulmin e performancës së saj – duke kënduar “New Day Will Rise” në finale – kur një i ri u përpoq të hynte me forcë në skenë.

Ndërhyrja e sigurisë ishte e menjëhershme dhe përveç faktit që e ndaluan, njëri nga njerëzit e sigurisë e qëlloi me shuplakë.