FLASH :

Autoboti parakalim ne kthese dhe Audi kundravajtje/ 100 mije lekë gjobë dhe heqje patente

Policia Rrugore e Elbasanit, pas administrimit të dy indicieve (një nga rrjetet sociale dhe një nga qytetarët), për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, kreu veprimet përkatëse për identifikimin dhe ndëshkimin administrativ të drejtuesve të automjeteve në fjalë.

Konkretisht:

  • Është vendosur masa administrative 10.000 lekë, bazuar në pikat 10 dhe 16 të nenit 146 të Kodit Rrugor, për drejtuesin e automjetit që ka kryer parakalime të gabuara në kushte të fushëpamjes së kufizuar, në aksin rrugor “Peqin–Elbasan”.
  • Është vendosur masa administrative 10.000 lekë, bazuar në pikën 12 të nenit 7 të Kodit Rrugor, për drejtuesin e automjetit që ka qarkulluar në sens të kundërt të lëvizjes, në bulevardin “Aqif Pasha”. Gjithashtu, ndaj këtij drejtuesi është vendosur masa plotësuese “pezullimi i lejes së drejtimit”.

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo rast të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor, dhe i garanton ata se do të reagojë menjëherë dhe në përputhje me ligjin.