FLASH :

Austria fiton Eurovizionin, Shqipëria renditet në vendin e 8-të

Shkodra Elektronike me këngën “Zjerm” ka arritur një rezultat të jashtëzakonshëm në Eurovision 2025, duke u renditur në vendin e tetë, me gjithsej 218 pikë.

Ky rezultat, më i miri Shqipërisë që nga viti 2012, u arrit falë votave të publikut, i cili i dha 173 pikë, ndërsa juria ndërkombëtare e vlerësoi këngën me 45 pikë, duke e renditur atë në vendin e 16-të.

“Kënga ‘Zjerm’ i magjepsi audiencat me kombinimin e saj unik të elementeve tradicionale shqiptare dhe tingujve elektronikë bashkëkohorë.

Juria franceze ishte e vetmja që e vlerësoi maksimalisht “Zjerm” me 12 pikë, ndërkohë edhe Mali i Zi u tregua bujar me 10 pikët për Shqipërinë.

Nga ana tjetër Austria fitoi në momentet e fundit, duke kaluar Izraelin me ndihmën e votave të publikut.

Austria arriti një total prej 436 pikësh, duke marrë 179 pikë nga televotimi i publikut dhe duke qenë një nga këngët më të vlerësuara edhe nga juritë profesioniste të vendeve pjesëmarrëse.

Në vend të dytë u rendit Izraeli me 357 pikë, i ndjekur ngushtë nga Estonia me 356 pikë. Shqipëria u pozicionuar në vendin e 8-të me 218 pikë, prej të cilave 173 pikë erdhën nga publiku.