Komisariati i Policisë Nr. 1, nën drejtimin e Prokurorisë, ka finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “The Friend”, ku është arrestuar një 64-vjeçar për mashtrim.
Specialistët për Hetimin e Krimeve zbuluan se S.L., 64 vjeç, banues në Tiranë, përfitonte shuma të ndryshme parash, nga 500 deri në 1000 euro, duke mashtruar qytetarët. Ai u prezantua si mik i fëmijëve të tyre që jetonin jashtë vendit dhe kështu fitoi besimin e tyre për të marrë paratë.
Ky shtetas rezulton të jetë i dënuar më parë për të njëjtën veprimtari kriminale.
Materialet hetimore i janë dorëzuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme ligjore.







