Fundjava sjell pamje tipike vere në bregdetin e Durrësit. Pushues vendas dhe të huaj kanë mbushur vijën bregdetare, duke shënuar kështu nisjen e sezonit veror për këtë vit.
Stand up
Të huajt dhe vendasit shprehen të kënaqur me atë që ofron qyteti bregdetar, ku veçojnë mikpritjen dhe gastronominë si pikat më të forta të Durrësit.
Për strukturat akomoduese, ky fillim sezoni vjen me pritshmëri të larta. Menaxherë hotelesh dhe resortesh thonë se rezervimet janë premtuese dhe ndikimi i promovimit ndërkombëtar të Shqipërisë po ndihet gjithnjë e më shumë.
Temperaturat e ngrohta kanë nxitur qytetarë të shumtë të shfrytëzojnë fundjavën.
Me plazhet që po popullohen çdo ditë dhe ofertën turistike që sa vjen e zgjerohet, Durrësi duket se është gati të presë një tjetër sezon të ngarkuar veror.








