Ka nisur numërimi i votave të Greqisë në Parkun Olimpik.
Procesi po ndiqet nga Agron Gjekmarkaj, përfaqësues i Partisë Demokratike.
Janë rreth 50 mijë vota të mbërritura me zarfe nga fqinji jugor të cilat u hoqën mënjanë nga KQZ, pasi u kontestuan nga PD.
Nga ana tjetër, ka përfunduar numërimi i votave të ardhura nga shtetet e tjera.
246 mijë shqiptarë me banim jashtë vendit u regjistruan në sistemin online të KQZ për të votuar në zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Por nga këta, 194 mijë emigrantë shprehën verdiktin e tyre duke kthyer në KQZ zarfin me votën.
Rreth 20 mijë zarfe nuk mbërritën asnjëherë në destinacion ndërsa pjesa tjetër e përfaqësuesve të diasporës nuk denjuan të kthenin zarfin.
