Në një listë surprizuese, CNN ka renditur këngën përfaqësuese të Shqipërisë, “Zjerm” nga Shkodra Elektronike, në vendin e parë ndër pjesëmarrësit e Eurovision 2024. Dyshja e pazakontë – një zotëri tullac me prani të fuqishme skenike dhe këngëtarja karizmatike Beatriçe Gjergji – kanë tërhequr vëmendjen ndërkombëtare për stilin e tyre të veçantë dhe performancën e pazakontë.
“Nuk ka ambulancë nëpër rrugë, askush nuk të flet me arrogancë”, thuhet në një nga vargjet e këngës, që sipas CNN ironizon në mënyrë të pavetëdijshme mbi festat britanike në Tiranë. Performanca e tyre është përshkruar si një “oaz” në mesin e një fushe të dobët këtë vit, duke lënë të hapur mundësinë për një fitore të papritur për Shqipërinë.
Megjithëse janë pjesëmarrës në një nga eventet muzikore më të mëdha në botë, Shkodra Elektronike nuk janë aspak fansa të Eurovision-it. “Jo, aspak. Nuk është fare tipi ynë i muzikës,” tha Beatriçe Gjergji për CNN. Megjithatë, kjo distancë nga formatet e zakonshme duket se po i ndihmon të spikasin.
“Nëse beson në llojin e muzikës që do, ndoshta diçka mund të ndodhë,” shton ajo, duke lënë të kuptohet se autentikja dhe ndrysheja mund të jenë çelësi i suksesit këtë vit.