FLASH :

Eurovision 2025: Shqipëria mbyll finalen në Basel – ja renditja zyrtare e performancave

Finalja e madhe e Eurovisionit 2025 do të zhvillohet të shtunën në qytetin e Basel-it, në Zvicër. Organizatorët kanë publikuar renditjen zyrtare të performancave për natën finale, që do të transmetohet drejtpërdrejt nga televizioni publik zviceran.

Norvegjia do të hapë spektaklin me Kyle Alessandro dhe këngën “Lighter”, ndërsa nderi për të mbyllur natën i takon Shkodrës Elektronike, që përfaqëson Shqipërinë me këngën “Zjerm”.

Një nga favoritët kryesorë për të fituar, Suedia, do të performojë në pozicionin 23 me Marcus & Martinus dhe këngën “Unforgettable”, ndërsa Austria, e renditur e dyta në baste, ngjitet në skenë në vendin e nëntë me Kaleen dhe këngën “We Will Rave”.

Renditja e plotë e performancave në finalen e Eurovision 2025:

  1. Norway | Kyle Alessandro – Lighter
  2. Luxembourg | Laura Thorn – La Poupée Monte Le Son
  3. Estonia | Tommy Cash – Espresso Macchiato
  4. Israel | Yuval Raphael – New Day Will Rise
  5. Lithuania | Katarsis – Tavo Akys
  6. Spain | Melody – ESA DIVA
  7. Ukraine | Ziferblat – Bird of Pray
  8. United Kingdom | Remember Monday – What The Hell Just Happened?
  9. Austria | JJ – Wasted Love
  10. Iceland | VÆB – RÓA
  11. Latvia | Tautumeitas – Bur Man Laimi
  12. Netherlands | Claude – C’est La Vie
  13. Finland | Erika Vikman – ICH KOMME
  14. Italy | Lucio Corsi – Volevo Essere Un Duro
  15. Poland | Justyna Steczkowska – GAJA
  16. Germany | Abor & Tynna – Baller
  17. Greece | Klavdia – Asteromáta
  18. Armenia | PARG – SURVIVOR
  19. Switzerland | Zoë Më – Voyage
  20. Malta | Miriana Conte – SERVING
  21. Portugal | NAPA – Deslocado
  22. Denmark | Sissal – Hallucination
  23. Sweden | KAJ – Bara Bada Bastu
  24. France | Louane – maman
  25. San Marino | Gabry Ponte – Tutta L’Italia
  26. Albania | Shkodra Elektronike – Zjerm

Spektakli pritet me entuziazëm nga miliona shikues në të gjithë botën, ndërsa betejat për fitoren do të zhvillohen jo vetëm në skenë, por edhe në renditjet e platformave sociale dhe bastet ndërkombëtare. Shqipëria përmbyll mbrëmjen me një energji elektronike të fortë që synon të lërë gjurmë.