Një hap historik për sigurinë e Kosovës!
Më 13 maj, Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) dhe Departamenti amerikan i Mbrojtjes nënshkruan marrëveshjen CISMOA – një pakt që forcon ndërveprimin ushtarak dhe sigurinë në komunikim mes dy vendeve.
Çfarë është CISMOA?
Ky është një marrëveshje që SHBA nënshkruan vetëm me partnerët më të besueshëm. CISMOA (Communication and Information Security Memorandum of Agreement) mundëson shkëmbimin e sigurt të të dhënave ushtarake të ndjeshme dhe përdorimin e pajisjeve të avancuara të komunikimit, duke e vendosur Kosovën në të njëjtin nivel teknologjik me ushtrinë amerikane.
Çfarë përfiton Kosova?
- Pajisje të avancuara si raketat Javelin dhe helikopterët Black Hawk, me qasje të drejtpërdrejtë në sistemet e tyre të klasifikuara.
- Shkëmbim inteligjence ushtarake me SHBA-në në mënyrë të sigurt dhe pa ndërmjetës.
- Komunikim i pakrahasueshëm i mbrojtur, që nuk mund të përgjohet nga shtete apo organizata armiqësore.
- Stërvitje dhe operacione të përbashkëta me ushtrinë amerikane, me të njëjtat protokolle, standarde dhe teknologji.
Ekspertët e sigurisë theksojnë:
“Me CISMOA-n, Kosova bëhet pjesë e sistemit ushtarak të SHBA-së në aspektin e teknologjisë së komunikimit dhe shkëmbimit të të dhënave,” – thotë Burim Ramadani për REL-in.
Pse ka rëndësi kjo marrëveshje?
Sepse ajo shënon një hap të madh drejt integrimit të Kosovës në rrjetet ushtarake të NATO-s dhe SHBA-së, duke rritur gatishmërinë, sigurinë dhe ndikimin ndërkombëtar të FSK-së.