FLASH :

FOTOLAJM/ “Ditë të zeza ju presin”: Emigranti vizaton fytyrën e djallit në fletën e votimit

Një mesazh i pazakontë është shfaqur gjatë numërimit të votave të diasporës. Një emigrant ka përdorur fletën e votimit për të dhënë një protestë simbolike ndaj qeverisë.

Në kolonën ku ndodhej logoja e Partisë Socialiste, votuesi kishte vizatuar një fytyrë djalli dhe kishte shkruar mesazhe të forta si:
“Ditë të zeza ju presin”, “Duam ujë 24 orë” dhe një shënim i qartë:
“Nuk na duhet BE-ja para këtyre kërkesave.”

Fleta e votimit, e cila u konsiderua e pavlefshme për shkak të ndërhyrjeve grafike dhe mesazheve, është kthyer në një moment viral në rrjetet sociale, duke hapur debat për pakënaqësinë e emigrantëve dhe mënyrën e protestës nga jashtë vendit.